BallinaNdiq fluturimin
Ndiq fluturiminNdiq fluturimin live
Shkruaj numrin e fluturimit, ose callsign-in që sheh në Flightradar24, dhe hap hartën live. Nuk e di numrin? Gjeje sipas rrugës. Pastaj ia dërgon familjes me një prekje.
Si ta gjej numrin e fluturimit?Gjej fluturimin sipas rrugës
Zgjidh nga ku niset dhe ku zbret avioni. Të tregojmë fluturimet që janë në ajër tani mes këtyre dy aeroporteve, dhe zgjedh ti cili është i yti. Nëse e di aviokompaninë, shtoje.
Kjo gjen vetëm fluturimet që janë në ajër tani. Për një fluturim që ende nuk është nisur, na shkruaj në WhatsApp dhe ta gjejmë numrin.
Fluturimi nuk është nisur ende?
Na shkruaj nga ku niset, ku zbret dhe afërsisht në cilën orë. Ta gjejmë numrin e fluturimit.
Ku ta gjej numrin e fluturimit?
Është një kod i shkurtër, si W6 4321. E gjen në biletë, ja ku shkruhet.
Shembull i një e-bilete. Numri i fluturimit, W6 4321, është në fushën “Flight”, pranë datës dhe orës së nisjes.
Shembull i një boarding pass. Numri i fluturimit, W6 4321, është në fushën “Flight”.
Si duket numri i fluturimit
Hapësira dhe vijat nuk kanë rëndësi: W6 4321, W6-4321 dhe w64321 janë e njëjta gjë. Disa bileta e shkruajnë kodin me 3 shkronja, p.sh. WZZ 4321. Edhe ai funksionon. Në Flightradar24 sheh edhe callsign-in (p.sh. GPX5ZP), që nuk përputhet gjithmonë me biletën. Shkruaje siç është.
Ku ta kërkosh
Në e-biletën që të dërgojmë
Hap e-biletën që të dërgojmë në WhatsApp ose në email. Kërko fushën “Flight”, pranë datës dhe orës së nisjes.
Në boarding pass
Në boarding pass-in e printuar ose në telefon, numri shkruhet pranë fjalës “Flight” ose “Flt”.
Në email-in ose aplikacionin e aviokompanisë
Edhe konfirmimi i rezervimit nga aviokompania e ka numrin e fluturimit, zakonisht te detajet e udhëtimit.
Nuk e gjen?
Na shkruaj dhe të ndihmojmë. Mjafton një foto e biletës.
Kodet e aviokompanive
Dy karakteret e para të numrit të fluturimit tregojnë aviokompaninë. Prek një kod dhe e shton vetë te kërkimi.
Aviokompania jote nuk është këtu? Nuk ka problem. Shkruaje kodin siç është në biletë.
Para se ta ndjekësh
Pozicioni live
Avioni shfaqet në hartën tonë sapo ngrihet dhe është brenda mbulimit të rrjetit falas të radarëve (adsb.lol). Para nisjes nuk ka pozicion. Orarin e sheh te Flightradar24 ose FlightAware.
Callsign-i dhe fluturimet charter
Disa fluturime, sidomos charter, fluturojnë me një callsign që nuk përputhet me numrin në biletë, si GPX5ZP. Atëherë shkruaj callsign-in nga Flightradar24, ose kërko fluturimin sipas rrugës.
Orari lokal
Oraret shfaqen në kohën lokale të secilit aeroport.
Dy numra për një fluturim
Disa fluturime shiten me dy numra (codeshare). Nëse njëri nuk gjendet, provo numrin e aviokompanisë që e operon.
Aeroporti i Prishtinës
Për nisjet dhe ardhjet e ditës, shiko faqen e aeroportit.
Bileta me Buna Travel
Nga Prishtina për në gjithë Evropën, me check-in falas dhe bagazh 20 kg. Shkruaj dhe të dërgojmë çmimin.